Connect with us

Sport

Trajneri i Sllovenisë deklarohet para ndeshjes me Kosovën

Publikuar

Trajneri i kësaj kombëtareje, Matjazs Kek, ka mbajtur një konferencë për media para nisjes në Kosovë, shkruan lajmi.net.

Do të jetë hera e parë që Kosova dhe Sllovenia do të takohen në nivel kombëtaresh.

“Pas humbjes nga Greqia dhe barazimit me Moldavinë, Kosova e ka rastin e fundit të fitojë në shtëpi ndaj nesh. Por, vetëbesimi ynë do të jetë i rëndësishëm. Synimi është t’i marrim tre pikët”, ka deklaruar Kek në konferencë për shtyp, përcjell lajmi.net.

Sllovenia në dy ndeshjet e para në grup, ka arritur një fitore dhe një barazim./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK