Sport
Trajneri i Portos: Guardiola shfaqi anën e tij të keqe, fjalët e tij nuk ishin aspak të këndshme

Skuadra angleze ishte në disavantazh në fillim të ndeshjes, por arriti të përmbyste gjithçka, për fitore 3:1 në fund të ndeshjes.
Trajneri i Portos, Sergio Consesiao, ka mbetur i pakënaqur me qasjen e Guardiolas në këtë ndeshje.
Të dy trajnerët, patën disa grindje të kohë pas kohshme gjatë kësaj ndeshje.
“Ndjeva nevojën për t’iu përgjigjur shkaku i mënyrës se si ai iu drejtua gjyqtarëve dhe lojtarëve të mi, ai gjithashtu foli për vendin tonë, ato fjalë nuk ishin aspak të këndshme”, ka deklaruar trajneri portugez, përcjell lajmi.net.
“Sjellja e Guardiolas ishte e pakëndshme. Nëse dikush duhet të ankohet pas kësaj ndeshjeje, atëherë jemi ne”./Lajmi.net/





















