Sport
Trajneri i Aston Villës e konfirmon: Milot Rashica nuk do të transferohet

Rashica ishte shumë i lidhur me kalimin te klubi anglez, pasi këta të fundit arritën marrëveshje me klubin e Werder Bremen.
Por problemi që ky transferim të mos finalizohej ishte paga e lartë e lojtarit, i cili kërkon katër milionë euro.
”Jam i kënaqur me skuadrën që kam. Tani e kam edhe Bertrand Traore si opsion. Nuk do të ketë transferime të tjera”, tha pas ndeshjes kundër Liverpoolit, tekniku Smith. /Lajmi.net/





















