Connect with us

Sport

Trajneri 45 vjeçar ftohet te Ukraina pasi tre portierët dolën pozitivë në COVID-19

Publikuar

më

Andriy Pyatov, Andriy Lunin dhe Yuriy Pankiv dolën pozitiv në COVID-19, duke lënë Georgiy Bushchan si portierin e vetëm në dispozicion te Ukraina.

Ish-portieri i Dinamos së Kievit, Shovkovskiy, është pensionuar nga futbolli në vitin 2016.

Ai është pjesë e trajnerëve të Ukrainës te Andriy Shevchenko.

Në një deklaratë të Federatës së Futbollit të Ukrainës thuhet: “Oleksandr Shovkovskiy i dha fund karrierës së tij profesionale si lojtar në dhjetor të vitit 2016, por ende e mban veten në gjendje të mirë fizike, duke kryer vazhdimisht stërvitje individuale”./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK