Connect with us

Sport

Tottenham pa telashe kundër LASK – tri gola për tri pikët

Publikuar

Me rezultatin 3:0 ndaj LASK, Spurs kanë marrë tri pikët e para në fazën e grupeve të Ligës së Evropës, shkruan lajmi.net.

Tottenham hapën serinë e golave qysh në minutën e 18’ kur Lucas Moura shënoi për 1:0.

Epërsia u dyfishua nëntë minuta më vonë kur Andrade shënoi në portën e tij.

Rezultatin final dhe fitoren e Spurs e vulosi goli i Heung-Min Son, i cili gol erdhi në minutën e 84’.

Skuadra e Jose Mourinho kështu numëron tri pikët e para në Ligën e Evropës këtë sezon, kurse austriakët do të presin për xhiron e ardhshme, me shpresën për të arkëtuar pikët e para. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK