Connect with us

Kosovë

Tmerruese: Kompania e asamblistit të VV-së i fitoi 6 kontrata nga Prizreni i Haskukës së VV-së

Publikuar

Komuna e Prizrenit, që drejtohet nga Mytaher Haskuka i Vetëvendosjes, është përballur me telashe të shumta dhe akuza të shumta për parregullsi. Por, kësaj here është portali Kallxo – i afërt me Haki Abazin nga partia e tij – që ka shkruar se kjo komunë i ka dhënë 6 kontrata kompanisë “N.N.T. Shabanaj” në pronësi familjare të një asamblisti nga Vetëvendosja.

Këto gjashtë kontrata, kompania e asamblistit të Vetëvendosjes i ka fituar që nga viti 2018, pra koha kur komunën e Prizrenit e udhëheq Mytaher Haskuka i po kësaj partie politike.

366 mijë e 678 euro është vlera e kontratave të marra së bashku, transmeton Periskopi nga portali në fjalë.

Siç informohet më tej, këto kontrata kanë të bëjnë me asfaltim dhe mirëmbajtje të rrugëve urbane e malore, e po ashtu edhe me shtrimin e rrjetit të kanalizimit.

Sidoqoftë, Prokuroria ka deklaruar se përkundër që i ka hetuar këto kontrata nuk ka gjetur elemente të veprës penale dhe se rasti është mbyllur.

Ilustrimi nga KALLXO: 

NA NDIQ NË FACEBOOK