Sport
Thuram të Monchengladbach i ndodh diçka e pazakontë në ‘San Siro’

Francezi i talentuar së bashku me skuadrën e tij ndodhen në Milano, ku zhvillojnë ndeshjen e xhiros së parë të grupit B të Ligës së Kampionëve kundër Interit.
23 vjeçari edhe pse është shumë i njohur në botën e futbollit, i është dashur një identifikim shtesë për të hyrë në ‘San Siro’, gjë e cila i është kërkuar nga një pjesëtar i sigurimit.
Ai i ka kërkuar Thuramit një kartë identifikimi, dhe ky i fundit ka kërkuar në ‘Google’ për veten e tij, për t’ia paraqitur sigurimit.

Përndryshe ndeshja mes Interit dhe Borussia Monchengladbach luhet sot me fillim nga ora 21:00./Lajmi.net/






















