Connect with us

Kosovë

Thaçi takohet paparalajmërueshëm me Dakën e KQZ-së, diskutojnë për zgjedhje

Publikuar

më

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka pritur sot në takim kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Dakën.

Takimi i paparalajmëruar për media, është zhvilluar në zyrën e presidentit me të nisur orari zyrtar i punës.

Burime të një gazete kanë thënë se në këtë takim është diskutuar për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Podujevës.

Po ashtu është diskutuar mundësia, që në ditën e njëjtë të mbahen edhe zgjedhjet për kryetar të Mitrovicës së Veriut.