Kosovë
Thaçi për Vetëvendosjen: Kanë qenë gjithmonë në anën e kundërt të historisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thacit ka komentuar deklaratën e para pak ditësh të Glauk Konjufcës (VV) se presidenti vazhdimisht ka ndërruar qëndrimet. Konjufca kishte përmendur deklaratat e Thacit për kufijtë.
Presidenti tha se ‘disa gjithmonë kanë qenë në anën e kundërt të historisë”
“Nuk dëshiroj të hyj në interpretimë të kësaj apo asaj partie mirëpo e vërteta është se disa gjithmonë kanë qenë në anën e kundërt të historisë. NATO-n e kanë pa si okupator, shpalljen e pavarësisë e kanë quajtur të pamjaftueshme, të paarritshme dhe nuk kanë besuar se Kosova do të jetë e pavarur dhe sovrane, për fat të keq ka pasur edhe viktima si pasojë e kësaj, veprime anti-shtetërore, të flitet për Uashingtonin se ka të përgatitura thika mbi hartën e Kosovës është opinion i gabuar”, tha ai.
“ Në këto dy dekada dikush ka qenë në anën e kundërt të lirisë dhe shtet-ndërtimit”, ka thënë ai./Periskopi/






















