Connect with us

Kosovë

Thaçi mban konferencë pas takimit me Lajçakun: Shoh koordinim më të mirë nga BE-ja

Publikuar

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka mbajtur konferencë pas takimit me emisarin e BE-së, z.Mirosllav Lajçak.

Thaçi ka ripërsëritur qëndrimet e tij në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi dhe në lidhje me liberalizimin e vizave.

“Vetëm njohja reciproke garanton të ardhmen evropiane të Kosovës dhe të Serbisë,” – tha ai, përcjell Periskopi.

“Edhe në takimin e kaluar që kam zhvilluar me Lajçakun kam parë një koordinim më të mirë – dhe ky është një mesazh i qartë që edhe ne të jemi sa më unikë që ta finalizojmë procesin sa më shpejt e sa më mirë.” – shtoi Thaçi. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK