Sport
Thaçi dekoron Robin Krasniqin me Medaljen Presidenciale të Meritave

Përmes një statusi në Facebook, të cilit ia ka bashkëngjitur edhe një video, Thaçi ka falënderuar boksierin për emocionet e papërshkrueshme të dhuruara në çdo ndeshje boksi.
“Kampionin botëror të boksit, Haxhi Krasniqin, e dekorova me Medaljen Presidenciale të Meritave për promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe për sukseset në sport. E falënderoj për emocionet e papërshkrueshme që na ka dhuruar në çdo ndeshje boksi.Haxhiu është krenari e pafund për Kosovën! HTH”, ka shkruar Thaçi.
Robin Krasniqi, boksieri i famshëm shqiptar i cili përfaqëson Gjermaninë në boks është shpallur kampion bote në kategorinë e peshave të gjysmë të rënda IBO dhe WBA.
Krasniqi është përballur me gjermanin Dominic Boesel, ku në raundin e tretë arrin ta nokautojë dhe më pas të shpallet kampion bote. /Lajmi.net/






















