Connect with us

Lajme

Tetova, aty ku bashkohet rreziku për jetë dhe shtyllat elektrike! (Foto)

Publikuar

Maqedonia vazhdon të përballet me një problem themelor – shtylla elektrike të pasigurta. Kompanitë e shpërndarjes të rrymës elektrike fajësohen nga qytetarët për mirëmbajtjen e dobët të shtyllave të energjisë elektrike. Ky problem duhet të zgjidhet urgjentisht, përndryshe do të ketë pasoja, deri në rrezikimin e jetës tek kalimtarët. Deri më tani Inspektorati Shtetëror për Inspektim Teknik dhe MEPSO nuk kanë marrë masa për rregullimin e këtij problemi. Rreziqet rriten shumëfish për shkak të montimit, përçuesve dhe shtyllave të vjetra dhe askush nuk mba përgjegjësi për pasojat e deritanishme, shkruan Albanews24.

Qytetarët e Maqedonisë jetojnë në rrezik të vazhdueshëm, për shkak se afër shtëpive dhe në rrugë gjenden shtylla elektrike të cilat janë gati për t’u rrëzuar. Jo vetëm kaq, shumica e shtyllave gjenden në kaos të montimit, gjegjësisht përçuesit përveç se nuk janë të montuara sigurt, ato gjatë erërave të fuqishme këputen dhe përbëjnë rrezik serioz.

Sipas banorëve, mënyra se si janë vendosur shtyllat në rrugë, përveç që nuk janë bërë si duhet, paraqesin edhe rrezik për udhëtarët, sidomos për kalimtarët. Ata fajësojnë Komunën e Tetovës, por edhe kompaninë EVN.

“Fajet i ka edhe komuna, por edhe kompania që shërben. Siç duket as komuna, por edhe kompania nuk i kanë marrë parasysh ankesat e banorëve, sepse këtu bëhet fjalë për rrezik jete. Pakënaqësia ka arritur në kulm, si nga faturat e larta, por edhe me këto problemet teknike që nuk rregullohen njëherë e përgjithmonë. Nëse vjen dikush jo i Tetovës këtu, me gjasë me mënyrën se si janë vendosur shtyllat, Tetova i ngjan ndonjë vendi të shkretë”, deklarohet Bashkim Haziri për Albanews24.

Komuna e Tetovës për problemin me shtyllat elektrike e vë theksin te kompanitë që bëjnë shpërndarjen e energjisë elektrike. Ata për Albanews24 deklarohen se përgjegjësinë duhet ta marrin kompanitë të cilat bëjnë distribuimin e energjisë elektrike.

”Përgjegjësinë për infrastrukturën e rrjetit të transmisionit dhe rrjetit të energjisë elektrike e kanë kompanitë e caktuara të cilat bëjnë distribuimin e energjisë elektrike. Sa i takon rrugëve dytësore me të cilat administrojnë shërbimet komunale, secilës rrugë e cila është shpallur në mandatin tonë të qeverisjes i është bërë projektim edhe për ndriçim publik”, thonë nga Komuna e Tetovës.

Nga Këshilli Organizativ i protestave kundër shtrenjtimit të rrymës thonë se gjendja e shtyllave elektrike në Maqedoni, në veçanti në Tetovë, tregon neglizhencën, joseriozitetin dhe papërgjegjësinë e EVN-së përballë qytetarëve.

”Shtyllat e amortizuara dhe disa prej tyre të vendosura pranë ballkoneve dhe dritareve të shtëpive, kabllot e rrymës që kanë pamjen e rrjetës së marimangës, janë rrezik permanet për jetën e qytetarëve e në veçanti për jetën e fëmijëve. Kjo e pasqyron më së miri neglizhencën, joseriozitetin dhe papërgjegjësinë e EVN-së përballë qytetarëve!”, thotë Krenar Osmani nga Këshilli Organizativ. /Albanews24/

Maqedoni1 second ago

Janevska: Shteti ua mbulon tërësisht shpenzimet nxënësve që përfaqësojnë vendin në olimpiadat shkencore

Maqedoni3 minutes ago

Daut Beqiri: Nisin punimet për zgjerimin e varrezave në Haraçinë

Shqipëri33 minutes ago

Debate te “Ekonomia” për Censin në bujqësi të para 14 viteve, opozita vë në dyshim kriteret për subvencionet për fermerët

Lajme2 hours ago

Daut Memishi: Janë siguruar projektet për pastrimin dhe rregullimin e urës në lumin “Lumbardh” në Tearcë dhe vazhdimin e trotuarit në fshatin Odër

Lajme2 hours ago

Sali nga Dibra: Shteti duhet të ecë përpara, opozita do ti humb zgjedhjet e ardhshme

Maqedoni3 hours ago

Hoxha: Procedura e tenderimit ka përfunduar, së shpejti fillon ndërtimi i stacionit për trajtimin e ujërave të zeza në Tetovë

Bota3 hours ago

Jason Steinbaum: Obama instistoi në Gjykatën Speciale, si koncesion politik Rusisë për marrëveshje me Iranin

Lajme4 hours ago

Hoxha njofton mbylljen e tenderit, pritet të nisë së shpejti ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Tetovë

Maqedoni4 hours ago

Zjarri në Koçan: Ekspertiza e telefonave zbuloi rrjedhje informacioni mbi kontrollet e MPB-së dhe DAP-iT

Maqedoni4 hours ago

Pjesa II e autostradës Shkup-Bllacë do të zgjasë 4 vite

Bota4 hours ago

E zënë poshtë ndërtesës së shembur për 32 orë, si arriti të mbijetojë 12-vjeçarja në Venezuelë vetëm me një shishe ketchup dhe pak djathë

Maqedoni4 hours ago

MPB: Mbi 130 mijë shkelje të regjistruara, shoferët me targa të huaja së shpejti do të marrin gjobat

NA NDIQ NË FACEBOOK