Lajme
Tentuan të hyjnë ilegalisht në Britani, kapen 11 shqiptarë/ FOTO

Një grup prej 11 shqiptarësh, mes tyre edhe një grua shtatzënë dhe një adoleshent 17-vjeçar, u kapën në një anije që transportonte makina drejt Anglisë.
Sipas Daily Mail, ata kishin hyrë fshehurazi në anije.
Ata janë arrestuar nga policia dhe akuzohen për krime të lidhura me emigrimin ilegal. Gruaja shtatzënë është dërguar në spital, kurse adoleshenti do shoqërohet në një qendër sociale.





















