Sport
Tensionet mes Lampard dhe Kante, francezi mund të largohet për të realizuar ëndrrën

La Parisien raportoi se Lampard nuk i dha leje mesfushorit që t’i bashkohet një feste të mikut të tij dhe kjo nuk u prit mirë nga 29-vjeçari.
Më tutje, gazeta franceze shkruan se Kante ëndërron të luaj në “Santiago Bernabeu”, por gjiganti i La Ligas ende nuk ka treguar ndonjë interesim për ish-lojtarin e Leicester Cityt.
Kante ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2023 dhe agjenti i tij beson se ai mund të largohet me lehtësi gjatë afatit kalimtar veror të vitit 2021. /Lajmi.net/






















