Connect with us

Sport

Të tjera telashe për Ronaldinhon, pas burgut preket nga COVID-19!

Publikuar

Nuk kanë fund telashet për Ronaldinhon. Këtë herë nuk kanë të bëjnë me ligjin por me koronavirusin pasi ish-ylli brazilian i futbollit është prekur nga COVID-19. Nëpërmjet një postimi në rrjetët sociale, Ronaldinho ka sqaruar se ishte shumë mirë dhe se nuk kishte shqetësime të mëdha nga virusi i cili po mban në ankth të gjithë botën. Ish-lojtari i PSG, Barcelonës e Milanit, ka shpjeguar se tashmë do të duhej që të mbyllej në karantinë e nuk mund të merrte pjesë në një aktivitet në Belo Horizonte.

NA NDIQ NË FACEBOOK