Connect with us

Kosovë

“Të gjitha gjynahet e tij që nga bombardimi i Serbisë” – Mjekët në Serbi s’merren me koronavirusin por me Joe Biden

Publikuar

Mediat serbe kanë raportuar për deklaratën e kandidatit për president të SHBA-së Joe Biden, lidhur me qasjen e tij ndaj Kosovës dhe Serbisë. Por ato kanë raportuar edhe se si një mjek shumë i njohur serb, nuk po merret me koronavirusin por me deklaratat e Joe Biden, shkruan Periskopi.

B92 shkruan për deklaratën e Biden, për një ‘qasje të pabalancuar’ të administratës Trump sa i përket Kosovës dhe Serbisë, përkthen Periskopi.

Poashtu, ky  medium serb i jep hapësirë edhe paragrafit ku Biden flet se si e ka mbështetur Kosovën edhe si senator dhe ka mbrojtur interesat e saj si dhe qasjen e tij ndaj pavarësisë së Kosovës.

Mirëpo reagimet ndaj deklaratës së Biden ka qenë edhe nga mjekë në Serbi. Një pulmologjist i njohur serb, Branimir Nestoroviq, ka befasuar opinionin në Serbi duke shpërndarë një tekst ku flitet ‘për mëkatet e Joe Biden’ në Ballkan dhe politikën e jashtme të tij në përgjithësi.

“Kësaj radhe, Nestoroviq, nuk ka shpërndarë ndonjë informacion që ka të bëjë me koronavirusin, por ka befasuar të gjithë duke shpërndarë një tekst që ka të bëjë me politikën e jashtme në profilin e tij në Facebook,

“Para se Biden ta bëj në Ukrainë, e bëri në Irak, e para kësaj në Serbi” – është teksti që ka shpërndarë ky mjek serb dhe flet për ‘gjithë mëkatet e Biden, që nga bombardimi i Serbisë, gjakderdhja në Irak dhe skandalet në Ukrainë”, shkruan Kuriri serb. /Periskopi/

 

 

NA NDIQ NË FACEBOOK