Sport
Tare: Koronavirusi na mundësoi transferimin e Muriqit

Kosovari iu bashkua Lazios gjatë afatit të janarit, kurse gjatë kësaj jave është stërvitur me skuadrën.
Tare ka thënë se nëse nuk do ishte koronavirusi, vlera e Muriqit nuk do ishte kaq e lirë, andaj nuk do kishin shanse për ta transferuar.
“Nëse nuk do jetonim në kohën e koronavirusit, nuk do e blinim Vedatin për kaq para”.
“Ndoshta nuk mund t’ia dilnim fare. Pandemia na dha mundësinë ta transferojmë”, deklaroi ai.
Kosovari u transferua për 20 milionë euro dhe ende s’ka bërë debutimin me klubin italian, ngase rezultoi pozitiv me koronavirus pak ditë pasi nënshkroi kontratën. /Lajmi.net/






















