Sport
Superliga: Sot luhet derbi i pretendentëve kryesorë për titull në Suharekë

Ballkani, që aktualisht është lider, pret Dritën në ‘Stadiumin e Qytetit’ të Suharekës, sot me fillim nga ora 14:00.
‘Portokallinjtë’ kanë vendin e parë me 16 pikë, gjashtë më shumë se Drita që renditet e treta, por që ka dy ndeshje më pak të zhvilluar për shkak të angazhimit të saj në Evropë.
Në Suharekë pritet të zhvillohet një ndeshje e hapur dhe e pëlqyeshme për sytë e dashamirëve të futbollit, anipse mundësia e vetme është që ta ndjekin nga televizori.
Edhe dy ndeshje të tjera janë në orar të zhvillohet sot. Prishtina takohet me Feronikelin në ‘Fadil Vokrri’, ndërsa Gjilani luan si nikoqir i Trepçës ’89. Këto takime gjithashtu fillojnë në orën 14:00. /Lajmi.net/






















