Sport
Superliga e Kosovës: Sot luhen tri ndeshje interesante

Janë tri ndeshje të planifikuara për t’u zhvilluar, dhe të gjitha fillojnë nga ora 14:00, shkruan lajmi.net.
Kampionët në fuqi të cilët në mesjavë u mposhtën nga Ballkani, presin në shtëpi Drenicën, e cila po ashtu pësoi, kur u mund nga Arbëria e Arbnor Morinës.
Skuadra e Besës që në radhët e veta ka shumë lojtarë të rinj takohet me Feronikelin, me këtë të fundit që u munden në shtëpi nga Prishtina.
Një ndeshje interesante do të jetë edhe ajo mes KF Llapit dhe Arbërisë.
Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina renditet në vendin e fundit dhe pas gjashtë ndeshjeve nuk di ende për fitore.

Të gjitha ndeshjet transmetohen në ArtMotion./Lajmi.net/






















