Connect with us

Sport

Super, super Mirlind Daku – Ballkani ‘blindon’ pozitën e parë

Publikuar

Kur kanë kaluar shtatë javë nga fillimi i Superligës, suharekasit kanë vetëm një barazim dhe të gjitha fitore.

Këtë formë ata e kanë vazhduar edhe sot në derbin ndaj Dritës, ku triumfuan me rezultat 2:0.

Mirlind Daku (19′ 76′) i siguroi ekipit të tij tre pikë, duke vazhduar formën e lartë nëpër të cilën po kalon. Për Dakun ky ishte goli i 14-të sezonal pas vetëm shtatë ndeshjeve.

Padyshim, një rekord në historinë e futbollit kosovar.

Kujtojmë se këtë ndeshje Drita e luajti me një lojtar më pak nga minuta e 25-të, kur Ilir Blakqori u ndëshkua me të kuq.

Ballkani tani shkëputet nëntë pikë nga gjilanasit, me këta të fundit që kanë dy ndeshje më pak të zhvilluar. ‘Portokallinjtë’ kanë 19 pikë në vendin e parë, ndërsa Drita me 10 renditet e treta. /Lajmi.net/