Sport
Sulmuesi i Arsenalit theu rekordin 18-vjeçar të Shearer

Nketiah shënoi një gol në ndeshjen kundër kombëtares së re të Turqisë, që ishte goli i 14-të në këtë përzgjedhje. Rekordi deri më tani ishte mbajtur nga Alan Shearer dhe Francis Jeffers të cilët kishin nga 13 gola secili. Nketiah humbi një penallti në minutën e 82-të, por gjashtë minuta më vonë goditi rrjetën, transmeton lajmi.net.
Sulmuesi i Arsenalit ishte i kënaqur që theu rekordin e një legjende si Shearer.
“Është një nder që emri im përmendet përveç tij. Alan ishte një sulmues i mahnitshëm, idhulli im. Kam një rrugë të gjatë për të bërë nëse dua të kem një karrierë të tillë, jam shumë i lumtur që arrita të thyej të paktën këtë rekord”, tha futbollisti i ri.
Ai u bashkua me Arsenalin nga Chelsea kur ishte vetëm 16 vjeç, luajti 25 ndeshje për ekipin e parë të Arsenalit dhe shënoi katër gola. /Lajmi.net/






















