Lajme
Sulm me armë zjarri, vdes një person në Himarë

Një person ka mbetur i vrarë në Himarë të Shqipërisë pas një sulmi me armë zjarri, transmeton Klan Kosova.
Mësohet se viktima është N.G. 60 vjeçar dhe në momentin e atentatit ka qenë duke shëtitur më bashkëshorten në bulevardin e Himarës.
Personi në fjalë është plagosur pranë supermarketit të motrës së tij në qytetin e Himarës.
Dyshohet se një person i maskuar ka dalë nga automjeti në shëtitore dhe ka qëlluar 5 herë me armë zjarri mbi viktimën.
Sakaq ka mbetur e plagosur edhe motra e tij, e cila është nisur për kujdes shëndetësor në spital.
Ai mësohet se është pronar i një hoteli dhe bar restoranti në Himarë, si dhe sipërmarrës i njohur, shkruan Oranews.tv.
.

















