Connect with us

Kosovë

Specialistët e teorisë së lojës fitojnë Nobelin për Ekonomi: Nobelisti zihet ngushtë derisa po merrte çmimin

Publikuar

Çmimi Nobel për Ekonomi iu është dhënë gjatë ditës së sotme dy specialistëve të “teorisë së lojës”, 26 vjet pasi John Nash – një akademik i Princetonit i luajtur në filmin “A beautiful Mind” nga Russell Crowe – kishte fituar këtë çmim për të njëjtën temë.

Amerikanët Paul R Milgron dhe Robert B Wilson fituan për dizajnet e modeleve matematike që promovonin “përmirësime të teorisë së ankandeve dhe shpijet e formave të reja të ankandeve”, tha Goran K Hansson, sekretar i përgjithshëm i Akademisë Mbretërore Suedeze të Shkencave.

Milgrom, 72 vjeçar është një prej mendjeve më interesante në teorinë e ankandeve, bashkë me kolegun e tij dhe këshilluesin e tezës nga Stanfordi, Wilsonin 83 vjeçar, transmeton Periskopi.

Teoria e Ankandit, e cila është degë e teorisë së lojës, ishte zhvilluar në fund të viteve ’70 dhe ’80 pasi një grup hulumtuesish vendosën të ndërtonin disa modele matematike që mund të prezantonin incentiva dhe informacione për procesin e ofertimit n ëankande për të vendosur një treg të drejtë dhe për të parandaluar marrëveshjet e fshehta mes ofertuesve.

Duke folur para gazetarëve në Stockholm me telefon pasi e mësoi që kishte fituar, Wilsoni nuk ia doli ta mendonte ndonjë ankand në të cilin kishte marrë pjesë. Por, më pas shtoi: “Gruaja ime po më thotë që i kemi blerë këpucëte  skijimit në eBay. Ma merr mendja se ky ishte ankand.”

NA NDIQ NË FACEBOOK