Connect with us

Uncategorized

Sondazhi i CNN: Biden udhëheq nga Trump bindshëm, me 16%

Publikuar

Midis votuesve të mundshëm, 57 për qind thonë se mbështesin Biden dhe 41 për qind Trumpin në sondazhin që u krye tërësisht pas debatit të parë dhe kryesisht pasi presidentit u bë i ditur se është infektuar me coronavirus, transmeton Telegrafi.

Pavarësisht nga sondazhet, gara për Shtëpinë e Bardhë, në fund të fundit, do të zbresë në një numër shtetesh të lëkundshme që do ta dërgojnë rezultatin në Kolegjin Zgjedhor. Ish-zëvendëspresidenti udhëheq në disa nga ato shtete kritike, por me kufij më të ngushtë sesa avantazhi i tij kombëtar.

Votuesit e mundshëm preferojnë gjerësisht Bidenin mbi Trumpin për një numër çështjesh që votuesit i konsiderojnë shumë të rëndësishme në garë, duke përfshirë shpërthimin e coronavirusit (59 për qind preferojnë Bidenin, 38 për qind Trumpin).

Madje edhe me atë se kush do të merrej më mirë me ekonominë (50 për qind thonë Biden, 48 për qind Trump), ngjashëm me ato ku ata kanë qenë në mesin e votuesve të regjistruar në sondazhet e fundit.

Ndryshe, zgjedhjet presidenciale pritet të mbahen më 3 nëntor (e martë), ku do të ballafaqohen republikani, Trump si dhe demokrati, Biden.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK