Sport
S’ka të ndalur ky Milan, ‘viktima’ e radhës është Spezia

Rossonerët e kanë vijuar formën e mirë edhe ndaj Spezia, duke e mposhtur me rezultat 3:0.
Pavarësisht një 45 minutësh jo të mirë, ekipi i Piolit u këndell në gjysmën e dytë për të marrë tre pikë nga ky takim.
Rafael Leao (57’ 78’) dhe Theo Hernandez (76’) ishin golashënuesit në fitoren e sotme të vendasve.
Milan pas tre ndeshjeve të para ka pikë të plota, kurse Spezia tubon vetëm tre sosh. /Lajmi.net/





















