Connect with us

Kosovë

S’ka një ditë pushimi më shumë: Grindje të ashpra mes deputetëve të komunitetit egjiptian në Kuvendin e Kosovës

Publikuar

Deputeti i komunitetit egjiptian, Elbert Krasniqi ka propozuar që 24 qershori të bëhet festë zyrtare në Kosovë – si formë memoriali për komunitetin egjiptian. Por, kjo ka ngritur përplasje me deputetin tjetër egjiptian, z.Veton Berisha. 

Krasniqi pas 6 tetorit ishte bërë pjesë e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, dhe qëndrimet politike të dy deputetëve që përfaqësojnë egjiptianët kosovarë ishin reflektime të ndarjeve partiake shqiptare, përcjell Periskopi.

Berisha deklaroi se e mbështet këtë iniciativë, por kritikoi z.Krasniqi që ashtu si Vetëvendosje nuk kishte mbështetur Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike që kaloi në lexim të parë.

Mes Krasniqit dhe Berishës pati edhe përplasje personale.

Projektligji në fjalë nuk arriti të merrte shumicën e votave të deputetëve pasi i mori vetëm 33 vota për. /Periskopi 

 

NA NDIQ NË FACEBOOK