Sport
S’ka asnjë ofertë për Cavanin nga Man Utd

Djajtë e Kuq janë një nga disa klube që kanë pasur interesimin për uruguaianin, përcjell lajmi.net.
Ole Gunnar Solskjaer dëshiron një golashënues të provuar, por ka qenë duke eksploruar rrugët alternative deri në këtë pikë.
Cavani mund të vijë në ‘Old Trafford’ në ditët e fundit të afatit kalimtar, pra deri më 5 tetor.
Nuk ka asnjë nxitim për Djajtë e Kuq, ose ndonjë pretendent tjetër, për të bërë një marrëveshje në këtë fazë pasi amerikano-jugori është pa klub dhe mund të nënshkruajë një kontratë në çdo kohë. Megjithatë, 33-vjeçari është i etur për t’i dhënë fund pasigurisë për të ardhmen e tij sa më shpejt të jetë e mundur. /Lajmi.net/






















