Connect with us

Sport

Sinan Idrizi në “Sport Time”: Jam kundër bojkotit, Liga nuk di çfarë kërkon

Publikuar

Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi prej disa vitesh ka përsëritur apelin për rregullim të ligjit të sportit dhe ndryshime për ta bërë futbollin formal e të rregullt, ndërsa tashmë që ekipi i tij është në Kategorinë e Parë, Liga Profesioniste ka nisur një bojkot prej më tepër se një muaji.

Idrizi ishte sot në një lidhje direkte me emisionin “Sport Time” në Supersport, ku akuzoi se Liga Profesioniste ende nuk është e qartë në atë që kërkon dhe u shpreh i bindur që ligji i Ramës për sportin do të jetë shumë më i mirë.

A jeni dakord me bojkotin dhe kërkesat e Ligës Profesioniste?
Nëse ne flasim për ligjin e sponsorizimit, ai është, por është i interpretuar keq, pasi ai ekziston prej disa vitesh në Shqipëri. Nëse ne e ndërtojmë kapitalizmin nga themelet në sport, atëherë zgjidhja do të jetë. Këta nuk e kanë të qartë se çfarë kërkojnë. Pyesni Kokëdhimën se çfarë kërkon në këtë që po bën. Nëse unë do isha në Superiore do të kisha dalë në fushë. Ne nuk kemi ekonomi sportesh. Shkojmë te pallati i sportit në Vlorë dhe femrat që marrin kupën, nuk kanë ujë të lahen. E gjitha bëhet nga bashkia dhe ato para që duhen investuar aty, ata i japin rroga, gjë që nuk shkon fare.

Sipas jush cilat janë problematikat në futbollin shqiptar?
Kur kam ardhur në Shqipëri për të investuar për sportin, pashë këtu një situatë shumë të vështirë. Kam parë që shumë klube nuk paguanin taksa në shtet, por paguanin arbitrat dhe lojtarët kundërshtarë. Rama po na krijon mundësinë që të bëjmë llogaritë tona dhe ne duhet të bëjmë llogaritë për të ardhmen në sport. Ministria e Financave ka bërë një propozim për ligjin e sponsorzimit, hajde ta flasim. Marrëdhënia që kam me Ramën, nuk ndikohet nga sporti, por nëse ka një njeri që e do ligjin e sportit ai është Edi Rama.

A keni një këshillë apo një parashikim se si mund të shkojë situata?
Unë nuk e di si do shkojë situate dhe nuk kam mend për të dhënë këshilla. Për mua bojkoti është një idiotësi dhe të jeni i sigurt që ligji i sportit që do ndërtojë Rama do jetë shumë herë më i mirë se ky që po kërkojnë këta tani. Flasim për ligj të sportit dhe asnjë nga ata zotërinjtë nuk sqarojnë çfarë kërkojnë. Më ka ardhur inat për një gjë, kur mediat shkruanin se Flamurtari deklaronte më shumë rroga të paguara, ndërsa klubi kampion i Shqipërisë deklaronte sa 1/10 jonë.

Cilat janë planet tuaja me Flamurtarin?
Unë dua të filloj një projekt, por Flamurtari është i vetmi klub shqiptar që nuk ka fusha. Edhe një që është aktualisht, nuk investoj dot aty. Nëse doni të krijojmë një ekip të mirë atëherë hajde ta bëjmë sipas ligjeve, nëse krijohet një ekip për kampion, ashtu siç i nxjerrin në Shqipëri, atëherë nuk e dua.

NA NDIQ NË FACEBOOK