Connect with us

Lajme

Shqipëria synon fitore ndaj Kazakistanit në Ligën e Kombeve

Publikuar

Shqipëria do të kërkojë të lërë pas humbjen ndaj Lituanisë në Nations League me një sukses në Kazakistanin e largët ndaj skuadrës vendase.

Edhe pse me shumë mungesa sidomos në sulm aty ku trajneri Reja ka lënë jashtë emra me peshë si Cikalleshi, Balaj e Sadiku, kuqezinjtë i kanë mundësitë për të triumfuar në Almaty në një ndeshje që mund t’i rikthejë në vendin e parë të grupit 4 në Ligën C.

Në të kaluarën Shqipëria është përballur dy herë me Kazakistanin teksa në eliminatoret e Botërorit Gjermani 2006 me gjermanin Hans Peter Brigel në stol ka arritur të fitojë në të dyja rastet 2-1 në Tiranë dhe 0-1 në Kazakistan.

Reja ka shumë dyshime për sa i përket formacionit pasi përveç sulmuesve me eksperiencë do të mungojnë edhe lojtarë të tillë si Strakosha, kapiteni Hysaj, Klaus Gjasula i cili nuk është lejuar t’i bashkohet kombëtares nga klubi i tij Hamburg apo edhe Odise Roshi që është lënë jashtë nga trajneri.

Mbrojtja duket reparti më stabël i kuqezinjve në këtë sfidë teksa në portë do të aktivizohet nga minuta e parë Etrit Berisha i cili do të mbajë edhe shiritin e kapitenit në krah.

Në mbrojtje në treshen e qendrës do të luajnë Gjimshiti, Dermaku e Kumbulla, mesfusha me 5 me shumë gjasa nga debutuesit Doka e Çekiçi si dhe Abrashi, Bare e Lenjani, ndërsa në sulm Rey Manaj do të ketë si partner talentin Armando Broja.

Parashikohet një duel i nxehtë ku kombëtarja shqiptare do të bëjë maksimumin për të marrë tre pikët edhe pse trajnerin Reja do e kënaqte edhe 1 pikë SS.

.

Shqipëri3 minutes ago

EMRAT+FOTO/ Kthyen ish-qendrën tregtare në ‘fermë hashashi”, arrestohen 2 shqiptarët në Angli! Vlera e drogës 1.3 milionë paund, ja si u zbuluan

Lajme1 hour ago

Tasholli: Hajdeni krejt në “Marshin për Liri”, Prishtina ju pret

Sport2 hours ago

Tragjedi në Tetovë, humb jetën në aksident trafiku futbollisti 21 vjeçar i Teteksit

Shqipëri2 hours ago

Kamza tronditet nga atentati me eksploziv, u vendos në derën e banesës së një 36-vjeçari me precedentë! Ja për çfarë hetohet, dy pistat

Maqedoni2 hours ago

Kryetarët e komunave të Pollogut kërkojnë uljen e orëve për arsimtarët

Kosovë2 hours ago

Gjini fton qytetarët që t’i bashkohen “Marshit për Liri”: Sot është dita që të bëhemi bashkë në Prishtinë

Kosovë3 hours ago

Inflacioni në Kosovë arrin 7.3%, transporti shtrenjtohet më së shumti në gusht

Maqedoni4 hours ago

“Qentë” i kushtuan 3.5 milionë euro!Nikolloski kërkon hetim për borxhet dhe paditë e rrugëve

Shqipëri5 hours ago

Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

Kosovë6 hours ago

Çfarë i tha Kurti-Hamzës, Mustafa i PDK: Aktrime të tij, s’na bëjnë përshtypje – ai s’ka ndjeshmëri për 16 shtatorin as 17 shkurtin

Maqedoni7 hours ago

VLEN ndez motorët në Bërvenicë: Jakup Huseini futet në garën për kreun e komunës

Kosovë9 hours ago

“Rrudhat u shtuan, por mendja kurrë nuk u plak” , djali i Jakup Krasniqit me disa vargje për babain

NA NDIQ NË FACEBOOK