Sport
Shkëndija “ngec” me Rabotnickin, ndan kreun me Shkupin


Duel kokë më kokë mes skuadrave shqiptare në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut. Shkëndija e Tetovës nuk shkoi më shumë se barazim 1-1 përballë Rabotnickit në javën e 10-të dhe falë fitores 1-0 të Shkupit, një ditë më parë, ndaj Sileksit, të dyja skuadrat kryesojnë me nga 22 pikë (kuqezinjtë tetovarë kanë golaverazh më të mirë).
Ekipi i drejtuar nga Ernest Gjoka shpërdori epërsinë e minutës së 16-të, pas golit të Besart Ibraimit, duke u ndëshkua në minutën e 51-të nga Stankovski. Edhe pse kishte rreth 40 minuta në dispozicion për fitoren, kuqezinjtë nuk ia dolën të shënon një gol të dytë.
Në takimet e tjera Struga Trim&Lum barazoi 1-1 në fushën e Pelisterit, Belasica – Borec u mbyll 2-2, Makedonija GP fitoi 3-1 ndaj Akademija Pandev, ndërsa Vardari ndau pikët me Renovën (3-3).






















