Connect with us

Uncategorized

“Shëndeti i Trumpit shqetësues, 48 orët e ardhshme mund të jenë kritike”

Publikuar

Disa media amerikane janë duke cituar një burim të paidentifikuar që është në dijeni të shëndetit të presidentit

Trump, i cili ka thënë se shenjat e tij vitale janë “shumë shqetësuese” gjatë 24 orëve të fundit.

Burimi thotë se presidenti nuk është ende drejt shërimit dhe se 48 orët e ardhshme do të jenë kritike për të.

Megjithatë, kjo duket se bie në kundërshtim me mjekun e Trump, i cili më herët tha se presidenti ishte duke u bërë “shumë mirë” dhe se nuk kishte nevojë për oksigjen.

Gazetari i CNBC nga Shtëpia e Bardhë Eamonn Javers thotë se burimi ka folur me shumë reporterë, të cilët kanë vendosur se ai është kredibil dhe kanë publikuar informatat, shkruan BBC.

NA NDIQ NË FACEBOOK