Connect with us

Kosovë

Shefi i asamblistëve të LVV-së mburret me kompaninë e babait të tij që fitoi 6 tenderë nga komuna e Haskukës

Publikuar

Komuna e Prizrenit i ka dhënë gjashtë tenderë kompanisë së babait të asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Adem Shabanaj, “NNT Shabanaj”.

Ndonëse është një konflikt i pastër interesi, vetë Adem Shabanaj, shefi i asamblistëve të Vetëvendosjes në Prizren, ka thënë se nuk sheh ndonjë arsye pse babai i tij të mos fitoj tender në komunën e Prizrenit, pasi që këtë e ka bërë edhe në të kaluarën.

Për tepër, disa ditë pas fitimit të tenderëve nga komuna në të cilën ai vetë është asamblistë dhe udhëhiqet nga partia e tij, ai është lavdëruar duke shkuar në pronën e tij dhe të babait të tij dhe duke bërë një fotografi me titull “Brez pas brez – që nga viti 1972”, shkruan lajmi.net.

Ky është një tjetër nivel i talljes me qytetarët e Prizrenit pasi që i kanë zhvatur taksat e tyre, tani edhe mburren me veprimet e pastra të konflikti të interesit.

NA NDIQ NË FACEBOOK