Connect with us

Kosovë

Senis Rugova kërkohet nga Policia e Kosovës

Publikuar

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e vendit që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e Senis Mustafë Rugova, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Rugova është i lindur më 02.05.1981 në Rozhajë të Mlait të Zi.

“I denuari është i kërkuar për veprёn penale “Blerje,Posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e Narkotikëve”. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë, E-mail adresa: [email protected]”, thuhet në kërkesën për bashkëpunim

NA NDIQ NË FACEBOOK