Kosovë
Selimi: E pyeta Albinin çka po thoshte kur tha “ka kënduar si bilbil” për Thaçin

Rexhep Selimi ka folur edhe për dosjet e Speciales të dërguara në zyret e Veteranëve të Luftës, e për të cilat tashmë ndodhen në Hagë kryetari dhe nënkryetari i OVL-UÇK-së.
“Ky ishte film. Që ishte skenar ishte skenar. Edhe nuk u luajt mirë.” – tha z.Selimi, përcjell Periskopi.
Ai pranoi që ato dosje të quheshin “rrufe”, ndërsa kërkoi ta kuptonte kush ishte “reja” (dërguesi i dosjeve).
“Sot nuk e di si ndihen ata (Gucati e Haradinaj) që u keqpërdorën. Keqpërdorim më të madh se ajo “reja” nuk e di që ka bërë dikush.” – shtoi ai.
Ai foli edhe për deklaratat e Kurtit se “ka kënduar për katër ditë në Hagë”. Vetë Selimi ishte akuzuar se kishte “kënduar në Hagë” nga Haradinaj.
“Ne duhet të flasim kur thirremi në Hagë,” – tha ai.
“Unë për vete as s’kam kënduar e as s’kam vajtuar. Kushdo që akuzohet pa të drejtë, do të përfitoj nga dëshmia ime.” – shtoi ai.
Unë e pyeta Albinin se çka kishte ndërmend kur tha “ka kënduar (Thaçi) si bilbil sepse bilbili nuk e kam ditur që nuk po e përsëritke kurrë të njëjtën këngë.”





















