Kosovë
Sejdiu thotë se Vjosa Osmani ‘u idhnu’, tregon nëse do bëhej pjesë e partisë së saj

Fatmir Sejdiu nga LDK ka thënë se nuk do të bëhej pjesë e ndonjë partie të re të formuar nga Vjosa Osmani, transmeton Periskopi.
‘’Nuk kisha dashtë me komentu këtë situatë. Por Vjosa Osmani është idhnu. Më vjen keq për këtë që i ka ndodh.
‘’Unë kam qasje krejt tjetër. Unë kam kriju një filozofi të vecantë. Kam pasur oferta të lloj llojshme për ta lëshuar LDK’në, nuk e bëra’’, thotë Sejdiu në një debat televiziv.
Duke folur për prishjen e koalicionit me Vetëvendosjen, ai thotë:
‘U pata thënë më 2014, koalicioni me VV’në nuk ndërtohet. Është ngutje që ka bër VV por në anën tjetër ka qenë e mezi e pritur nga LDK që të ndodh ajo cka ka ndodh. Agim Veliu s është dashur të shkarkohet pa marrëveshje’’’.PERISKOPI/





















