Sport
Sa milionë euro do t’i fitonte Kosova në rast kualifikimi në EURO2020?

‘Dardanët’ që patën një numër të madh mungesash, janë mposhtur 2:1 nga Maqedonia e Veriut të enjten mbrëma në Shkup.
Përveç fundit të një ëndrre të bukur që po ndërtohej, ky eliminim i kushtoi Kosovës edhe në aspektin financiar.
Një kualifikim i mundshëm në fazën e grupeve, do t’i sillte Kosovës 9.5 milionë euro, shumë kjo e ndarë nga UEFA për secilën kombëtare që ka siguruar kualifikimin.
Çdo fitore në fazën e grupeve vlen 1.5 milionë euro, ndërsa barazimet 750 mijë euro.
Vetëm me mos kualifikim, FFK ka humbur rreth 10 milionë euro./Lajmi.net/





















