Kosovë
Rusia paqësore: Ministri rus bën thirrje që të respektohet armëpushimi mes Armenisë dhe Azerbaixhanit

Rusia ka bërë një apelim të ri drejt Armenisë dhe Azerbaixhanit që të respektojnë armëpushimin në rajonin e Kaukazit Jugor të Nagorno-Karabakhut – me të dyja palët që po fajësojnë njëra-tjetrën për sulmet, përfshirë edhe ato ndaj civilëve.
Armëpushimi mendohej të hynte në fuqi prej të shtunës së kaluar, por duket se ka dështuar, me ministrin e mbrojtjes në Nagorno-Karabakh – territor brenda Azerbaixhanit por i qeverisur nga armenët etnikë – që po akuzon forcat ezere për sulme me raketa në disa zona të ndryshme.
Azerbaixhani në anën tjetër ka akuzuar forcat armene se kanë sulmuar pozicionet ushtarake të saj gjatë kohës së armëpushimit që ndan dy palët dhe thotë që disa rajone brenda Azerbaixhanit janë sulmuar me zjarr artilerik, duek rezultuar në vdekjen e një civili dhe plagosjen e shumë të tjerëve, raporton Guardian, përcjell Periskopi.
Të dyja palët kanë mohuar se e kanë thyer armëpushimit.
Ministri rus i mbrojtjes, Sergei Shoigu, bëri një apelim të ri për paqe përmes telefonit te ministri armen dhe ai azer i mbrojtjes, duke iu bërë thirrje shteteve që “plotësisht t’i përmbushnin zotimet e dhëna”.
Lufta e mëparshme e viteve 1991-1994 kishte lënë të vdekur 30 mijë njerëz. Ky konflikt ka nxitur frikën për një përshkallëzim të paparashikueshëm me mundësinë që të përfshihen edhe Turqia me Rusinë në të./Periskopi


















