Connect with us

Lajme

Rriten tensionet, Azerbajxhani kërcënon të bombardojë territore të Armenisë

Publikuar

Janë përshkallëzuar tensionet në konfliktin e armatosur në rajonin Nagorno-Karabak. Së fundmi Azerbajxhani ka kërcënuar që të bombardojë bazat ushtarake brenda territorit të Armenisë.

Një ndihmës i presidentit azer, Ilham Aliyev, tha se Azerbajxhani do të shkatërrojë bazat ushtarake në Armeni, të cilat po përdoren për sulme ndaj qyteteve azere, shkruan Reuters.

Autoritetet në Azerbajxhan thanë më herët se një civil është vrarë në qytetin Ganja, nga një raketë e forcave armene. Sidoqoftë, Armenia mohoi se e ka sulmuar këtë qytet. Konflikti i armatosur mes dy vendeve rivale filloi në fund të javës së kaluar. Më shumë se 220 persona janë vrarë që nga shpërthimi i dhunës.

Më herët gjatë kësaj jave, Armenia tha se është e gatshme të angazhohet me ndërmjetësit nga Franca, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara në përpjekje për të arritur një armëpushim. /Abcnews.al

.

NA NDIQ NË FACEBOOK