Connect with us

Kosovë

Rrëfimi për Sevdije Azemin – gruaja që organizoi protesta në Mitrovice ma 1989 dhe historia në burg

Publikuar

(Shkrimi: Fitim Salihu, titulli i Periskopit)

“Çfarë shteti ashtu kjo Jugosllavia që e shkatërron nji grue e pashkollë e katundare?”

Kështu do të shprehej për mediat kosovare Sevdije Azemi. Ishte dënuar me dy vite burg për organizimin e protestave me gratë e fshatit Zhabar në Mitrovicë më 27 mars 1989. Në aktakuzë thuhej se ajo kishte tentuar ta shkatërronte “vëllazërim-bashkimin”.


Kur mori vesh për demonstratat kundër suprimimit të autonomisë dhe për grevën e minatorëve, ajo, një amvise, brenda natës u shndërrua në revolucionare. “Thashë, vetmevete, po unë ç’baj këtu, pse s’dal edhe unë,” e kujtonte më pas ajo, duke rrëfyer se si enkas për protesta i kish veshur dimitë e rrobet më të reja dhe shaminë që e kish kujtim nga nëna e saj.
Në hetuesi, Sevdija përjetoi shumë tortura. “Nuk më kanë dhimtë grushtat që m’i dhanë e më përgjakën, sa më dhimti zemra për shaminë e nanës që ma morën e s’ma kthyen kurrë,” rrëfente ajo për “Kosovaren” pas lirimit. Hetuesit e shanin dhe ofendonin. Njërit hetues Sevdija do t’i thoshte: “më shan se i kam duart e lidhura se vallahi s’kishe ditë as me fol.”
Ajo vuajti 11 muaj e 1 javë në burg. Kishte lënë të vetme në shtëpi shtatë fëmijë, të gjithë të mitur. Teuta, më e vogla, ishte vetëm pesë vjeçe. “Mos të ishin fëmijët nuk e kisha fort gajle burgun. Shpesh e shihsha Teutën e vogël në andërr tu thirrë – nanë, ku je,” kujtonte ajo më vonë. Vajza më e madhe ia kishte dërguar një letër në burg: “Nanë, të presim për Bajram!” Shtatë fëmijët e pritën atë Bajram të vitit 1989 me lotë te pragu i derës dhe pa nënën e tyre.
Megjithëkëtë, pas lirimit nga burgu, në një intervistë, ajo kish thënë: “Vallahi qe ku janë – të shtatit i jap për Kosovën!”
Nuk e di nëse Sevdije Azemi sot jeton apo jo. Por, e di që historia e saj është një pikë loti në vajin e këtij populli, guximi i saj një pikë djerse në mundin e këtij populli dhe plagët e burgut një pikë gjaku në sakrificën e këtij populli në luftën e tij për liri.

Bota16 minutes ago

Gatishmëria e Vuçiq për varrim “civilizues” të Mlladiqit, Bruksel thotë se glorifikimi i kri’minelëve s’ka vend në BE

Bota17 minutes ago

Ministrja serbe e Energjisë thotë se SHBA’ja ia ka zgjatur edhe për një muaj NIS’it licencën e punës

Maqedoni1 hour ago

Ademi: 3 goditje në një ditë – Mbyllet paralelja në shqip, 9 shqiptarë nga 310 te pranuar në Akademi dhe glorifikohet krimineli i luftës Mlladiq

Shqipëri2 hours ago

Problemi në sistemet e trafikut ajror, reagon TIA: Pasagjerët e prekur nga vonesat po asistohen

Lajme2 hours ago

Reagon VLEN: Dënojmë glorifikimin e kriminelëve të luftës

Shëndetësi3 hours ago

Ministrja Sala mes 100 grave më me ndikim në onkologji, Richard Grenell vlerëson punën e saj në luftën kundër kancerit: Urime dhe popullit shqiptar!

Lajme3 hours ago

Mexhiti: Miqësia ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë mbetet një urë e fortë bashkëpunimi

Maqedoni4 hours ago

Policia e arreston suedezen në “Tabanoc”, voziste veturën me 175 km/h

Lajme4 hours ago

Thaçi: Mickovski sillet si të jetë kryeministër vetëm i maqedonasve, i ka harruar shqiptarët

Shqipëri4 hours ago

Vetëm 9 studentë shqiptarë në Shkollën e Policisë në Shkup, opozita shqiptare akuzon qeverinë për diskriminim

Kosovë5 hours ago

“Nëse dëshiron, mund ta bëj më institucional…”, Haxhiu me inteligjencë artificiale shkruan komunikatën për gjeneralët e rinj

Religjion6 hours ago

E vërteta e njeriut përtej pasqyrës

NA NDIQ NË FACEBOOK