Sport
Rrahmani rrezikon të humb grumbullimin me Kosovën – situatë alarmante nga Covid-19 te Napoli

Raportimet e fundit nga Italia thonë se Napoli nuk do të udhëtojë drejt Torinos, për ndeshjen ndaj Juventus.
Rastet e reja me Covid-19 kanë bërë që situata të jetë alarmante dhe skuadra të izolohet e tëra.
Sipas raportimeve të Gianluca Di Marzo, skuadra do të marrë një ditë pushimi nesër, përcjell lajmi.net.
Bashkangjitur me këtë thuhet se edhe grumbullimet me kombëtaren do të jenë në rrezik.
Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi final nga Napoli, për Amir Rrahmanin dhe të tjerët. /Lajmi.net/






















