Connect with us

Sport

Ronaldo kthehet në Torino, një ambulancë e pret në aeroport

Publikuar

më

Lojtari është larguar nga Lisbona me një fluturim privat gjatë ditës së sotme, duke u pajisur me masat e nevojshme të sigurisë.

Ronaldo ka dashur të fitojë nga ditët e zvogëluara për karantinë, dhe tani do t’i kalojë në izolim deri dhjetë ditë, për t’iu bashkuar në stërvitje Andrea Pirlos.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë është prekur nga COVID-19 në grumbullim te Kombëtarja e Portugalisë.

Ai do të mungojë në ndeshjet nga Crotone në Serie A dhe Dynamo Kiev në Ligën e Kampionëve.

Juventus dëshiron të bëjë gjithçka për ta pasur në dispozicion për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK