Connect with us

Sport

Roma planifikon lëvizjen për Elseid Hysaj

Publikuar

Roma, pasi siguroi shërbimet e Marash Kumbulla, synon një tjetër mbrojtës shqiptar.

Sipas ‘Calciomercato’, Roma janë gati të lëvizin për Elseid Hysaj qysh në merkaton e janarit, transmeton lajmi.net.

Mbrojtësi i krahut nuk është i gatshëm që të rinovojë kontratën e tij me Napoli.

26 vjeçari ka kontratë deri në fund të këtij sezoni dhe Napoli po tenton rinovimin.

Në rast se Napoli nuk arrijnë ta bindin lojtarin, Roma do të synojë një lëvizje për ta afruar shqiptarin në kryeqytetin e Italisë në janar, ose do të presin deri në merkaton e verës për transferim të lirë. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK