Connect with us

Sport

Robin Krasniqi nesër do mbajë konferencë për medie në Prishtinë

Publikuar

Krasniqi është përballur me gjermanin Dominic Boesel, ku në raundin e tretë arrin ta nokautojë dhe më pas të shpallet kampion bote.

Tani, ai ka ardhur në Kosovë ku është akomoduar në hotel dhe ka konfirmuar që nesër do të jetë i gatshëm për mediat, përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”.

“Rrugëtimi im në sport nuk do ishte i mundur pa juve. Gazetarë të dashur, faleminderit për çdo gjë që keni bërë deri sot.

“Nuk do ndahen këtu rrugët tona, madje besoj që duhet të punojmë fuqishëm në ngritjen e sportit në krijimin e Majlindave dhe Robinëve të rinj,” shkroi ai.

Krasniqi po ashtu ka lajmëruar mediat se nesër do jetë i gatshëm për konferencë e cila do të mbahet nga ora 11:00 në hotelin Swiss Diamond në Prishtinë.

“Le ti japim përgjigje të gjitha pyetjeve, le ta sjellim titullin në Prishtinë e amanetin në vend,” shtoi ai. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK