Lajme
Rindërtimi pas tërmetit në Shqipëri, Qeveria lejon projektin “Rrënjë Shqiptare”

Organizata “Rrënjë Shqiptare” me qendër në New York dhe gazetari Marin Mema kanë marrë dritën jeshile për nisjen e projektit të madh me 44 shtëpi në zonën e Ishmit në Shqipëri.
Marko Kepi ka firmosur marrëveshjen përkatëse që i jep mundësinë grupimit t’i japë udhë realizimit të këtij projekti, shkruan Top Channel, transmeton Klan Kosova.
“Tani është koha te realizojmë projektin e madh. Pak fjale dhe shume pune. Këto punime duhet te kishin nisur me herët, por kemi pritur përfundimin e procedurave”, ka thënë Marin Mema”
“Organizata ‘Rrënjë Shqiptare’ dhe gazetari Marin Mema, në bashkëpunim pas tërmetit kanë mbledhur një shumë prej rreth 1,6 milionë dollarësh dhe para miratimit të projektit për Ishmin kanë dorëzuar shtëpi edhe në Likesh të Shijakut, Tapizë e Bubq të Bashkisë Krujë”, ka shtuar Kristjan Mundija.
klankosova.tv
.

















