Connect with us

Sport

Rikthehet basketbolli në Kosovë, sot përballja e parë e Play Out-it

Publikuar

Të mërkurën do të zhvillohet ndeshja e parë e Play-out-it ndërmjet AS Prishtinës dhe Trepçës. Takimi do të zhvillohet në palestrën “Don Bosko” nga ora 17:00 pa shikues. Ndërkohë, ndeshja e kthimit zhvillohet të shtunën në Mitrovicë, ku do të përcaktohet se kush do të garojë në elitën e basketbollin në edicionin e ri.

Trepça edicionin e kaluar përfundoi në vendin e shtatë të Superligës, derisa AS Prishtina ishte e dyta në Ligën e Parë dhe do të ballafaqohen në Play-out.

Kjo ndeshje dhe të gjitha të tjerat në vazhdim do të zhvillohen në masa të rrepta dhe duke respektuar rregullat e anti Covid-19.

Në palestër duhet të jenë maksimumi 50 persona nga të dyja skuadrat dhe zyrtarët tjerë.

Të gjitha klubet janë të obliguara të respektojnë Udhëzuesin për Rikthimin në Fushat e Basketbollit, që i është dërguar klubeve dhe ndodhet edhe në uebsajtin zyrtar të FBK-së. /Lajmi.net/