Kosovë
Rexhep Selimi luan dhe tallet me Ramush Haradinajn dhe kandidaturën për president: S’po zgjedhim komandant

Ish komandanti i luftës dhe deputeti i VV-së, Rexhep Selimi, është tallur disa minuta me kandidaturën e Ramush Haradinajt për president të vendit.
Ai madje tha se Haradinaj nuk ishte as kandidat por AAK-ja thjesht kishte shprehur dëshirën e saj.
“Për kandidaturë duhen do procedura, ai s’ka as kandidaturë, ai ka veç dëshirë. Pse ta mbështesim ne Haradinajn? Nuk po zgjedhim komandantë këtu.” – tha Selimi, përcjell Periskopi.
Ai vazhdoi talljet e tij me kryetarin e AAK-së, duke thënë se “ndoshta do të ishte më e sinqertë po të thoshte “kam mbetë pa punë” e jo “unë e meritoj” e duhet të zgjidhem president” – shtoi më tej ai.
Z.Selimi e pati të vështirë të mbronte përkrahjen e hapur të Kurtit për Joe Bidenin për president të Shteteve të Bashkuara. /Periskopi



















