Connect with us

Kosovë

Rexhep Selimi flet për natën “më të rrezikshme për Kosovën” të para tri viteve

Publikuar

më

Rexhep Selimi nga Vetëvendosje ka folur sot edhe për natën e famshme të 23 dhjetorit të 2017-s kur u mor iniciativa për zhbërjen e Gjykatës Speciale (Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë).

Ai tha se ka marrë një thirrje nga Fatmir Limaj i Nismës që të mblidheshin për të votuar për shfuqizimin e amandamenteve kushtetuese për Dhomat e Specializuara.

“Të nesërmen nuk e pamë, jo vetëm që nuk e pamë të nesërmen. Ende nuk ka ardhur një kërkesë e tillë. Parlamenti është aty. Bile tash ka thirrje që t’i vazhdohet mandati.” – deklaroi ai, përcjell Periskopi.

Atij iu lëshua edhe një insert nga Dardan Molliqaj që thotë se vetë Selimi në emër të Vetëvendosjes e kishte mbështetur iniciativën për shfuqizimin e ligjit në fjalë por ndodhi një telefonatë nga Kurti që ligji të mos shfuqizohej.

“Nuk është e lehtë për mua të komentoj ato që i tha Dardani.” – tha më pas z.Selimi.

Shefi i deputetëve të VV-së e mohoi se Kurti e kishte thirrur për t’ia ndryshuar vendimin. Ai përsëriti qëndrimin e tij se “ende nuk ka ardhur drafti për shfuqizimin e Speciales”.

Ambasadori i mëparshëm amerikan Gregg Delawie e kishte quajtur natën në fjalë si “më të rrezikshmen” që nga paslufta për Kosovën./Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK