Sport
Renditja në Superligën e Kosovës pas xhiros së shtatë

FC Ballkani ka forcuar kreun duke mposhtur në shtëpi Dritën, me rezultat 2:0. Të dy golat për skuadrën e Ismet Munishit i realizoi Mirlind Daku.
Një fitore të rëndësishme ka marrë edhe Prishtina që në udhëtim ka mposhtur Feronikelin, 1:2.
E vetmja ndeshje pa gola e zhvilluar sot ishte ajo mes Gjilanit dhe Trepçës ’89.
Pas shtatë xhirove, Ballkani kryeson me 19 pikë, tetë më shumë se Prishtina, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
11 pikë ka edhe Arbëria, që renditet në vendin e tretë./Lajmi.net/























