Sport
Rekordmen famëkeq: A ju kujtohet kur Suarez shënoi një gol në ndeshjet mysafire në LK?

Uruguaiani me Atleticon pësuan një disfatë të rëndë prej 4:0 në ”Allianz Arena”.
Fakti që ai nuk shënoi gol në ndeshjen si mysafir dje e bëri atë të shkruante një rekord negativ. Suarez u bë sulmuesi i parë që në 22 ndeshje radhazi si mysafir në Ligën e Kampionëve nuk shënon asnjë gol, transmeton lajmi.net.
Suarez për pesë vjet nuk ka shënuar një gol në ndeshjet jashtë në Ligën e Kampionëve. Tani ka arritur numrin e 22 ndeshjeve, dhe ekziston mundësia që ky numër të rritet.
Suarez la pas Nwankwa Kanu i cili nuk shënoi gol në 21 ndeshje jashtë dhe Arif Erdem (20). /Lajmi.net/


















