Connect with us

Sport

Real Madrid dhe Barca vihen pas Bruno Fernandes

Publikuar

Të dy skuadrat e La Ligas janë duke vëzhguar nga afër progresin e Fernandes në ‘Old Trafford’, vetëm tetë muaj pas transferimit të tij ng Sporting.

The Sun pretendon se Fernandes ishte i mërzitur kur u largua nga loja në ndeshjen që Manchester United e humbi nga Tottenham, dhe mund të jetë i gatshëm për një sfidë të re, me skuadrën e tij aktuale të mbërthyer në trazira.

Fernandes u bashkua me Manchester United në janar dhe provoi se ishte një transferim i qëlluar, duke pasur ndikim thelbësor në skuadër, që në fund arriti të kapte një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Ai ishte i rregullt në përparimin e Manchester United deri në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

26 vjeçari ka shënuar 14 gola në total në të gjitha garat për ‘Djajtë e Kuq’./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK